Afërdita bashkohet me Shpatin?


Afërdita Dreshaj në mënyrë sensacionale ka bërë aludimin më të madh se mund të jetë bashkuar me ish të fejuarin e saj, këngëtarin Shpat Kasapi.
Aludimi i jashtëzakonshëm ka ardhur nga vet Afërdita, e cila momentalisht po e promovon videoklipin e saj të ri “SuperStar” në bashkëpunim me Lumi B.
Në rrjetin social Facebook ishte Afërdita që ka publikuar një fotografi nga promovimi i klipit, ku shihej një imazh i një prej sekuencave të videoklipit të ri, ku shihet se Afërdita puthet nga një mashkull që ngjason me Shpatin në format të një reviste.
Afërdita e ka fshirë këtë postim pas 15 minutash qëndrimi në profilin e saj në Facebook.
Videoklipi ende nuk është publikuar në YouTube për fansat, por ajo ka arritur që të ngrisë kurreshtjen e madhe nëse lajmin për ribashkimin me Shpat Kasapin e ka lënë për t’u zbuluar në videoklipin e ri.
Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi ishin të fejuar për dy vjet, para se të shpërthente skandali i fotove të Afërditës me Leonardo Di Caprion, i cili ishte dhe një prej arsyeve të ndarjes së tyre.