Edi Rama foto me Arbana Osmanin

rma
Edi Rama pas fitores së madhe të zgjedhjeve e ka përdorur rrjetin “Facebook” për të publikuar foto me njerëz të rëndësishëm për jetën e tij. Këtë radhë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë ka publikuar një fotografi me prezantuesen e njohur, Arbana Osmani.
Fotografia është realizuar në selinë e Partisë Socialiste, në zyrën e kreut të saj, ndërsa prezantuesja e ka përqafuar ngrohtë Ramën.
“Me Arbana Osmanin, miken time që qysh e vogël dukej se do bëhej e madhe”, ka shkruar kreu socialist krahas fotografisë.