Gjira i kundervihet Tunes

xhira
Këngëtarja e cila njihet për këngët e saja ku u kundërvihet dhe i thumbon disa nga artistet femra të estradës shqiptare, kësaj radhe ka vendosur t'i bëjë një diss këngëtares shkupjane, Tunës në këngën e re "Mos na prish imixhin".

Tuna, e cila së fundmi ka marrë epitetin e "zogut" sidomos pas publikut të këngës së fundmi 'Fenix' është njëra nga këngëtaret më kontroverse të estradës shqiptare. Prekja e organeve gjenitale në klipe e koncerte dhe emërimi i tyre me epitete si "zogu" ka bërë që për të të përflitet shumë.

Por, sipas Gjirës, femrat si Tuna po rrënojnë imazhin e femrave shqiptare.

"Bit**i pe prek minxhin, mos na prish imixhin", janë vetëm disa nga vargjet e këngës ku Gjira thumbon Tunës.
Gjatë tërë këngës, thumbime të shumta janë drejtuar në adresë të Tunës nga këngëtarja kontroverse, Gjira.