JA SI TRAJTOHEN “ZONJAT ME TË KUQE” NË PRISHTINË DHE STAMBOLL...


Gjatë kohës kur Policia e Kosovës ishte duke ruajtur Kuvendin e Kosovës nga protestuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, pranë tyre ka kaluar një zonjë e veshur me të kuqe.
Eleganca e saj ka shtangur policët dhe prej gjithë të pranishmëve - ndoshta 50 policë - asnjëri nuk i ka rezistuar tundimit për të mos e shikuar.
Ndryshe nga “Zonja me të Kuqe” e Prishtinës, “Zonja me të Kuqe” e Stambollit - jo që nuk u shikua ëmbël nga policia, por përkundrazi – mbi të u ushtrua dhunë gjatë protestave për mbrojtjen e Parkut Gezi.