Nëna masakron të birin, e kafshoi ndërsa i jepte gji

1
Një foshnje 8-muajshe i mbijetoi në mënyrë të pabesueshme 90 goditjeve me gërshërë, shumica në fytyrë, nga nëna e tij. 
I mituri Xiao Bao u gjet në një pellg gjaku më parë gjatë javës nga xhaxhai i tij, në Xuzhoi, krahna e Jiangsusë.
Në gjendje shoku, xhaxhai shoqëroi me urgjencë foshnjen në spital, kur pati nevojë për një ndërhyrje urgjente dhe mbi 100 qepje në të gjithë trupin.
Sipas mediave kineze, e alarmuar nga ngjarja makabër, policia nisi një hetim të menjëhershëm, e duke qenë se foshnja ishte gjetur i vetëm në shtëpi, në fillim u besua se kjo mund të kishte qenë vepër e ndonjë hajduti që mund të kishte hyrë në banesë dhe që mund të ishte alarmuar nga të qarat e fëmijës.
Megjithatë, në mënyrë të pabesushme, mbi gërshërët që ishin përdorur si armë krimi u gjetën gjurmët e gishtërinjve të nënës së fëmijës.