Rita Ora apo Rihanna, kush ka vithet më të mira?


Tabloidi britanik, The Sun, ka hapur një sondazh interesant, që ka vënë yllin shqiptar, Rita Ora, përballë bukuroshes nga Barbados, Rihanna.
Nuk bëhet fjalë për një sondazh se cila prej tyre është më e mira në aspektin muzikor, por për atë se cila është më seksi.
Rubrika Bizzare në The Sun e ka hapur këtë sondazh me një artikull interesant, ku vet Rita shprehet se nuk ka vithe më të mira se sa Rihanna.
“Jam lodhur duke më krahasuar me Rihannan. Ajo është fantastike, por ne jemi shumë ndryshe”.
“Së pari, unë jam një vajzë nga lagjet e Londrës lindore dhe ajo është një vajzë ishullore. Po ashtu, vithet e saj janë më të mira se të miat”, ka theksuar Rita.
 Voto për Rita Orën në The Sun ‘Bizzarre’