Vizatimet 3D me te bukurat qe keni pare deri me tani (FOTO)

Alessandro Diddi u jep jetë krijimeve të tij në plot kuptimin e fjalës. Artisti përdor thjesht letër të bardhë dhe një laps karboni, por krijimet e tij janë një sfidë e vërtetë për syrin dhe mendjen e atyre që i sodisin. “Dua që nëpërmjet vizatimeve të mia të jap mesazhin se syri mund ta gënjejë mendjen dhe t’i bëjë njerëzit të besojnë se në krijimet e mia ka dimensione, që realisht nuk ekzistojnë”, thotë ai.
“Kur njerëzit i shohin vizatimet e mia, ata mbeten të habitur dhe nuk kuptojnë se si ia kam dalë të realizoj një pamje 3D. Kur kupton mekanizmin e një vizatimi anamorf, del në përfundimin se skica të tilla nuk janë dhe aq të vështira sa duken”, shpjegon ai.|